Një person është lënduar si pasoj e një shpërthimi që ka ndodhur sot në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa nuk ka bërë të ditur shkaqet e shpërthimit.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...