Gaz lotsjellës dhe ujë me presion është përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit e opozitës së Shqipërisë që janë mbledhur te sheshi Willson në Tiranë prej orës 17:00.
Në krye të këtij grupi protestues qëndron kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili disa herë është shprehur në komunikimet për mediat se bllokimi i rrugëve prej tyre është i ligjshëm pasi kanë njoftuar policinë për tubimin.
Megjithëse disa deputetë të opozitës si Bledjon Nallbati, Lefter Gështenja, Luan Baçi, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme, në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës, raporton A2cnn.
Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.
Duket se tashmë policisë i është sosur durimi dhe në të pesë kryqëzimet ku po protestohet, është provuar që turmat të shpërndahen përmes formave të ndryshme
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...