Mohamed Salah ka lënë të kuptohet këtë fundjavë se po bëhet gati t’i japë lamtumirën Liverpoolit në fund të sezonit, kur mbyllet edhe kontrata e tij me klubin legjendar.
Ai tha se kishte mbetur i zhgënjyer nga klubi i cili nuk i kishte ofruar ende rinovimin e marrëveshjes.
Por sipas legjendës së Liverpulit, Jamie Carragher, Salah po shfrytëzon situatën, pasi qartësisht po përgatit në këtë mënyrë largimin e tij duke ia vënë fajin më kot klubit.
“Natyrshëm që ka pasur një diskutim mes palëve. Për momentin ka një diferencë shumë të madhe mes asaj që Salah dhe menaxheri i tij thonë se vlen, si në aspektin financiar, ashtu edhe në kohëzgjatjen e kontratës, si dhe asaj që ofron Liverpooli. Arsyeja pse Liverpooli nuk ka bërë ende një ofertë, është sepse di që Salah do ta refuzojë.
Por më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer nga ai. Liverpooli do të luajë nesër ndaj Real Madrid dhe në fundjavë ndaj Manchester Cityn, ndërsa në shtatë vite Salah është ndalur dy herë të flasë për gazetarët për kontratën. Nëse do të vazhdojë me këto komente, do të tregohet egoist”, tha Carragher për futbollistin i cili ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon me 12 gola e 10 asiste.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation