KRU “Gjakova”, u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat e faturave të ujit për të shmangur grumbullimin e borxhit, procedurat përmbarimore apo ndërprerjen e shërbimeve.
“Respektimi i obligimeve është i domosdoshëm për një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë!”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”
Ndryshe, kjo kompani po ashtu sot ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë përfunduar me sukses rregullimin e një defekti të ndërlikuar dhe të një rrjedhjeje të padukshme në rrugën “Mithat Frashëri”, i cili po shkaktonte dëme në disa prona private./Arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation