Ka nisur me tensione protesta e opozitës së Shqipërisë mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Një qytetar ka përfunduar pa ndjenja në tokë ku po kërkohet ndihma e shpejtë.
Nën moton: “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën 3 orë, 5 nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton A2cnn.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.
Organizatorët do të jenë të shpërndarë me mbështetësit e tyre në disa arterie dhe pika kyçe, përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...