Nesër do të mbahet ceremonia e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK).
Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në ora 10:00, shkruan Arbresh.info.
Në këtë aktivitet do të mbajnë fjalë rasti: Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, Tamra Greig, Drejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Ambasada Amerikane në Kosovë.
“Në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ambasadave, EULEX-it, si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel