Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor, pas raundit të dështuar

14:42 | 26 Nëntor 2024
E.K

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të vazhdojë më 17 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa një takim i tillë ishte paralajmëruar më herët edhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Po, më 17 dhjetor pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, ka thënë Kadiu.

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e këtij raundi, as nëse do të ketë një takim trepalësh.

Takimi i fundit i kryenegociatorëve, që u mbajt më 24 tetor, përfundoi pa rezultate.

Pas këtij takimi, Bislimi e cilësoi atë një raund të dështuar, duke akuzuar Serbinë për mungesë të gatishmërisë për të avancuar në normalizimin e raporteve./Arbresh.info

Të ngjashme