Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se duhet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla.
Gjatë një bashkëbisedimi në shkollën “Sami Frashëri” për kufizimin apo ndalimin e platformave të Tik-Tok dhe Snapchat, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të ketë kontrolle në hyrje dhe dalje të shkollave.
“Po e finalizojmë si projekt tani, në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë, një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që ne do të do ta marrim nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të jetë brenda mureve të oborrit të shkollës. Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjital të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është shumë përtej policisë., Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë”, ka thënë kryeministri Rama.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...