Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ka folur për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli, i cili po lidhet me një transferim të madh gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në fund të ndeshjes ku Empoli barazoi 1-1 ndaj Udineses , trajneri i skuadrës toskane Roberto D’Aversa analizoi ndeshjen dhe u ndal në veçanti një lojtar që po tregon gjëra të mëdha që nga fillimi i kampionatit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar, Ardian Ismajli, i cili ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë sezon.
Pas paraqitjeve të mira dhe pas dëmtimit të Gleison Bremerit te Juventusi, Ismajli ka përfunduar në fokusin e klubit bardhezi, me drejtorin teknik Cristiano Giuntoli i cili e ka përfshirë në objektivat e tyre dimërore.
Fjalët e trajnerit të Empolit të lëshuara në konferencën për shtyp konfirmojnë interesimin e klubeve të mëdha italiane dhe largimin e mundshëm të qendërmbrojtësit prishtinas në afatin e janarit.
“Ne flasim shumë pak për Ismajlin, vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse mund të ketë rrezik që të mos e kemi atë në janar”, ka thënë D’Aversa pas ndeshjes.
Përveç Juventusit, interesim për qendërmbrojtësin nga Kosova ka shprehur edhe lideri aktual i Serie A, Napoli. /Telegrafi/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës