Google ADS

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e kuorumit

12:38 | 26 Nëntor 2024
E.K

Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka dështuar, sot, që të mbajë mbledhjen e saj të radhës, në të cilin ishte paraparë që të shqyrtohet edhe “Vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit”, kjo për shkak të mungesës së Kuarumit.

Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut, si dhe pika: Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme