Në media është raportuar se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga autoritetet serbe të premten.
Lidhur me këtë, në një përgjigje për Arbresh.info, Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dërguar një kërkesë formale te Qeveria e Serbisë.
Kjo kërkesë sipas tij ka për qëllim konfirmimin e rastit dhe sigurimin e detajeve të tjera relevante, duke përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe vendndodhjen ku ata po mbahen.
Sahiti shtoi se është informuar gjithashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se pasi të konfirmohet rasti, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi do të kërkojnë një vizitë zyrtare në qendrën e paraburgimit ku ata ndodhen./Arbresh.info
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...