Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, po mbahet konferenca gjithëditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se fushata globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” është dëshmi se përpjekjet për ta luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore është i domosdoshëm një solidarizim i vazhdueshëm dhe angazhim i përditshëm .
“Fatkeqësisht dhuna gjinore mbetet një problem i madh dhe ndonëse janë bërë hapa domethënës për avancimin e kuadrit ligjor dhe ngritjen e ndërgjegjësimit , të gjithë e dimë se ende kemi shumë punë për të bërë . Nëpërmjet të përmirësimit të legjislacionit ekzistues janë krijuar mekanizma të qëndrueshëm për mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës, ndërsa tani institucionet tona janë më të përgatitura për t’ju përgjigjur nevojave të viktimave të dhunës”, tha ai.
Konjufca përmendi edhe se Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar e ka hartuar nismën ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna e cila është më bazë gjinore e cila është harmonizua me Konventën e Stambollit, raporton RTKlive.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se dhuna në familje dhe në bazë gjinore vazhdojnë të jenë sfida.
“Lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk janë një kauzë apo fushatë, por që kërkon angazhim të të gjitha forcave të shoqërisë”, tha ajo.
Haxhiu tha se ligjet janë avancuar, por ligjet nuk duhet jenë vetëm në letër dhe po angazhohet. “Dhuna nuk është vetëm problem i grave, nuk është që të merren vetëm gratë ajo prek familjet, komunitetet dhe kombit tonë. Burrat dhe djemtë duhet të jenë pjesë zgjidhjes dhe jo të heshtin përball problemit, Nuk mjaftojnë të reagojmë vetëm pas tragjedive. Përgjigja jonë duhet të jetë parandaluese, edukative dhe transformuese. Edukimi në shkolla, mbështetja për viktimat dhe ndëshkim të rreptë të dhunuesve janë shtyllat kryesore që duhet të na udhëheqin përpjekjet tona serioze”, tha ajo.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?