Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha familjet që kanë aplikuar për programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme.
Ai ka theksuar se disa aplikime kanë ardhur nga familje me vetëm një anëtar, pasi kryefamiljarët kanë harruar të shtojnë të tjerë anëtarë të familjes gjatë plotësimit të formularit.
“Një numër i caktuar i aplikimeve që kemi pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit. Meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht”, u shpreh Murati.
Ai ka sqaruar se ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët e tjerë, mund ta përmirësojnë aplikimin e tyre në platformën eKosova.
“Të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët tjerë të familjes, e kanë mundësinë që t’a përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në eKosova. Për t’u marrë parasysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024. Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko””, tha ministri./Arbresh.info
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...