Sot do të hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës, edicioni i shtatë.
Drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Arieta Vula-Pozhegu, tha për RTK se tema kryesore e këtij edicioni është: Konkurueshmëria, eksporti dhe potenciali i industrisë së përpunimit të drurit, si një nga industritë me zhvillimin më dinamik në vend.
Sipas saj, konventa do të fokusohet në bashkëpunimin ndërmjet industrisë dhe akademisë, në funksion të nxitjes së inovacionit.
Ajo tha se programi i Konventës përfshin panele diskutimi mbi tema të ndryshme relevante për industrinë e përpunimit të drurit, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga institucione, industria dhe akademia. Po ashtu, kompanitë vendore të përpunimit të drurit do të ekspozojnë produktet më të reja të prodhuara në Kosovë.
Vula-Pozhegu, ka ftuar të gjithë të interesuar që të jenë pjesë e kësaj konvente, ndërsa Konventa do të mbyllet me shpalljen e fituesve të edicionit të shtatë të Garës Studentore të Dizajnit, e cila ka për qëllim promovimin e talentëve të rinj në fushën e dizajnit të produkteve nga druri.
Ndryshe objektivat kryesore të Konventes: Konkurueshmëria, potenciali, eksporti,financimi dhe zhvillimi i industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë, E-commerce dhe digjitalizimi dhe Inovacioni në industrinë e drurit, përkrahjet nga partnerët e ndryshëm ndërkombëtar dhe institucional në Kosovë, rritja e vetëdijes publike mbi rëndësinë e sektorit të drurit dhe të mobilieve për punësim dhe rritje ekonomike dhe bashkëpunimi në mes të akademisë dhe sektorit privat në funksion të nxitjes dhe zhvillimit të inovacionit.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...