Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka njoftuar se urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shpallet në seancën e të premtes (29 nëntor) nga ora 11:00.
Sipas njoftimit, tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse, shkruan Arbresh.info.
“Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqipe, serbishte dhe anglishte nëpërmjet transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Ndryshe, më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shpalli fajtor z. Shala për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Mbrojta e Shalës ka apeluar aktgjykimin dhe dënimin/Arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...