Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor

08:45 | 26 Nëntor 2024
Q L

Shqipëria vijon të jetë në vëmendje dhe fokus të turistëve të huaj që po e frekuentojnë vendin tonë me intensitet të shtuar edhe jashtë sezonit veror.

Numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri po vijon të shënoj trend në rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës.

Referuar INSTAT, hyrja e shtetasve të huaj në muajin tetor 2024, shënoi shifrën 761,636 vizitorëve.

INSTAT bën të ditur se, numri i vizitorëve të huaj për muajin tetor 2024, është rritur me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë gjatë 9-mujorit, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me rreth 57%./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme