Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme e përmbylli me pjesëmarrjen e tij në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’Mal”.
“Në këtë dokumentar “Ajo’Mal”, të Uta Ibrahimit, pamë një grup vajza të reja, nën udhëheqjen e kësaj ikone tonë, e cila i kapërcen kufijtë e vetes dhe na thotë që edhe ne të tjerët mund të provojmë e të bëjmë diçka të ngjashme, dhe kjo fuqi vjen nga potenciali i jashtëzakonshëm që është diku në të ardhmen, e ne e aktualizojmë për shkak se besojmë.” tha kryeministri në fillimin e fjalës së tij, transmeton Arbresh.info.
Kryeministri shtoi se Kosova, është e rrethuar me bukuri natyrore mbresëlënëse – nga majat madhështore të Sharrit në juglindje, e deri tek Alpet Shqiptare në perëndim, që paraqesin thesaret e çmuara të vendit tone që përmes këtij dokumentari, po ndriçohen jo vetëm si destinacione, por e marrin edhe një dimension të ri si hapësira ku formohen karaktere, kultivohen ëndrra dhe ndërtohet e ardhmja.
“Malësia jonë me bjeshkë e vargmale të thepisura, shpeshherë ka qenë mburojë e popullit shqiptar, me gra e burra fisnikë. Përveçse këto bjeshkë na japin bukuri dhe frymëzim, ata na e rikujtojnë edhe një detyrim për t’i mbrojtur e ruajtur ato për brezin tonë, por edhe për brezat e ardhshëm. Duhet të kujdesemi për natyrën dhe malet tona, sikurse kujdesemi për shtëpitë tona dhe trupat tanë, sepse shkatërrimi i tyre nuk është vetëm humbje e bukurive natyrore apo e destinacioneve turistike, por edhe mohim i trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore si dhe rrezikim i mjedisit jetësor e i shëndetit të popullsisë.” tha kryeministri gjersa përmendi edhe sukseset e numërta të bjeshkatares Uta Ibrahimi.
Tutje kryeministri tha se “Ajo’Mal” le të jetë një frymëzim për të gjithë ne, që të punojmë për një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe më të bashkuar; ku të gjithë, sidomos vajzat dhe gratë, të kenë mundësinë të ngjiten në majat e tyre personale dhe profesionale.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu falenderimet e tij për Utën, për punën e saj të pandalshme dhe për krenarinë që na e dhuron çdo herë kur ngre flamurin e shtetit tonë dhe të kombit shqiptar në majat më të larta të botës./Arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...