Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë

22:48 | 25 Nëntor 2024
E.H

Ka nisur sot fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Për këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë, është për familjet. shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë. Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtet e lirë”, ka shkruar Osmani në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme