Klubi shqiptar i basketbollit, Çair 2030 nga Shkupi ka marrë iniciativën për të organizuar një nga ngjarjet më domethënëse të vitit – Turneun e basketbollit “PAVARSIA”, një aktivitet që kombinon sportin me festimin e identitetit kombëtar shqiptar në prag të Festave të Nëntorit.
Ky turne simbolizon më shumë se një garë sportive; është një festë e përbashkët që lidh të gjitha trojet shqiptare në një arenë sportive.
Turneu mbahet nesër dhe pasnesër me datat: 26 dhe 27 nëntor. Ky turne mbahet në Palestrën “Shaban Tërstena” – Çair, Maqedonia e Veriut.
Në parket do të zbresin disa prej ekipeve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare:
KB Sigal Prishtina – Skuadra më e trofeshme në Kosovë
KB Golden Eagle Ylli – Një ekip që ka shkëlqyer në garat kombëtare dhe ndërkombëtare viteve të fundit.
KB Vëllaznimi – Një ndër ekipet me traditë të gjatë në basketbollin shqiptar.
Turneu “PAVARSIA” nuk duhet të jetë thjesht një spektakël basketbolli siç pritet, por edhe një moment reflektimi dhe uniteti për shqiptarët.
Palestra “Shaban Tërstena” në Çairin e shqiptarëve, për dy ditë me rradhë do të kthehet në një vendtakim për shqiptarët nga të gjitha trevat, duke krijuar një atmosferë të veçantë ku historia dhe kultura jonë festohen përmes lojës së basketbollit.
Të gjithë adhuruesit e sportit, tifozët e zjarrtë të basketbollit dhe dashamirësit e kulturës shqiptare janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore. Festat kombëtare marrin kuptim të veçantë kur jemi të bashkuar, dhe ky turne ofron pikërisht këtë mundësi.
KB Çair 2030 ka treguar se basketbolli shqiptar në Maqedoni mund të jetë më shumë se një lojë, ai mund të jetë një urë lidhëse për të festuar bashkë historinë dhe sukseset tona mbarëshqiptare.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...