Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kampionëve të Azisë

19:29 | 25 Nëntor 2024
D.H

Cristiano Ronaldo po kalon në formë të lartë këtë sezon me skuadrën e tij Al-Nassr.

Portugezi kontribuoi me dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultat 3-1 ndaj Al-Gharafa në Ligën e Kampionëve të Azisë, shkruan Arbresh.info.

Cristiano fillimisht shënoi në minutën e 46-të golin e parë personal, teksa të dytin e realizoi në minutën e 64-të.

 

Angelo shënoi golin tjetër Al-Nassr, kurse për skuadrën nga Katari, realizator i vetëm ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Joselu.

Pas pesë ndeshjeve skuadra e Ronaldos është e dyta në tabelë me 13 pikë dy më pak se lideri Al-Ahli.

Me këta dy gola të shënuar portugezi arrin kuotën e 913 golave në karrierë./Arbresh.info

Të ngjashme