Google ADS

“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit

19:08 | 25 Nëntor 2024
E.H

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovës janë të shqetësuar për shfrytëzimin e aseteve të shtetit.

Ish-kryetari i Gjilanit, u shpreh se 30 milionë euro janë harxhuar në naftë.

“Me dalë në zgjedhje me asete të partisë së vetë, jo me asetet të shtetit”, tha Haziri për Qeverinë në “DPT te Fidani”.

“Mos i prekni asetet e shtetit, nuk ka të drejtë askush t’i prekë asetet e shtetit dhe me bë fushatë politike e partiake. Ne po e shohim që miqtë tanë janë shumë të shqetësuar për shfrytëzimin e shtetit. 30 milionë euro me harxhu në naftë o vëlla, ku shkojnë ato?”, tha më tej Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme