Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka asgjë konkrete

18:44 | 25 Nëntor 2024
D.H

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka folur për negociatat që po bëhen me klubin sa i përket kontratës së tij aktuale dhe përgjigja e tij ka befasuar tifozët.

Liverpooli vazhdoi formën e tyre të mirë edhe këtë të diel, teksa u rikthyen nga disavantazhi për të fituar me rezultat 3-2 ndaj Southamptonit në udhëtim.

Ashtu si shpeshherë këtë sezon, Salah ishte shumë i rëndësishëm në triumfin që mori Liverpooli në këtë takim, duke shënuar dy gola.

Sidoqoftë, pas ndeshjes Salah bëri një zbulim të madh mbi negociatat për kontratën e re tek Liverpooli, pasi ajo do t’i skadojë gjatë kësaj vere.

“Ju e dini se unë kam qenë pjesë e klubit për shumë vite. Nuk ka asnjë klub tjetër si ky, por në fund nuk është në duart e mia”.

“Siç kam thënë, është dhjetori dhe unë nuk kam marrë asgjë për të ardhmen time”.

“Unë jam shumë profesionist. Të gjithë mund ta shohin etikën time të punës. Unë vetëm po mundohem ta shijoj futbollin tim dhe do të luaj në nivelin më të lartë sa më gjatë të jetë e mundur”.

“I dua tifozët, tifozët më duan mua. Në fund nuk është në duart e mia as në duar të tifozëve”, ka thënë Salah.

Egjiptiani është pjesë e “The Reds” që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme