Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit në Shqipëri ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste.
Rasti i parë ka lidhje me abuzimin e kryer me lejen për ndërtimin e një pallati në Durrës, ku janë përfshirë dokumente të falsifikuara dhe zbardhja e lejes është bërë pasi kishte përfunduar ndërtimi i godinës që ishte i ndryshëm në kate nga sa ishte planifikuar në fillim.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me studimin e kryer nga bashkia e Durrësit në lidhje me shëtitoren në qytetin bregdetar ku për shkak të keqllogaritjes në buxhetin e shtetit është shkaktuar një dëm prej qindra mijëra euro. Edhe pse ishte evidentuar më herët nga KLSH, Bashkia e Durrësit nuk kishte marrë masa.
Avokatët mbrojtës të Dakos dhe 3 të pandehurve të tjerë paraqitën sot konkluzionet përfundimtare para gjykatës.
Në seancën e kaluar SPAK lexoi fjalën e fundit për këtë çështje duke kërkuar deklarimin e fajshëm të të 4 të pandehurve mes të cilëve për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, duke kërkuar fajësimin e tij për shpërdorim detyre, kryer në 2 raste dhe dënim me 4 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Dako përfiton ulje të 1/3 të dënimit dhe masa e kërkuar nga SPAK është një dënim me 2 vjet e 8 muaj burg si fajtor për veprën e shpërdorimi të detyrës në dy raste./A2cnn
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...