Google ADS

Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

18:16 | 25 Nëntor 2024
E.H

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me mërgimtarët në Gjermani.

“Përtej kontributit financiar, ne do të krijojmë kushte që ju të vini dhe të investoni në Kosovë. Prandaj ju ftoj që të jeni prezent me kapitalin e juaj dhe me dijen e juaj që bashkë ta zhvillojmë Kosovën”, u ka dhënë Hamza mërgimtarëve në Gjermani.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga bashkatdhetarët që deri me 26 dhjetor të regjistrohen në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndryshe, të shtunën dhe të dielën, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së ka takuar bashkatdhetarët në Hamburg dhe Koln të Gjermanisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme