Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha për ta shndërruar Kosovën në fituese dhe siç shprehet ai, me 9 shkurt duhet të ndalet trendi i humbjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka rendit “humbjet” e shkaktuar nga gabimet e Qeverisë Kurti, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Të mëdha dhe disa mbase të pariparueshme janë humbjet e Kosovës në katër vitet e fundit. Orientimi strategjik krejtësisht i gabuar i Kurtit dhe Qeverisë bëri që:
– Kosova të humbë kërkesën e vendeve aleate për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe njohje reciproke
– Kosova humbi të gjitha shanset për përafrim dhe anëtarësim në NATO
– Kosova humbi shansin që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës
– Kosova humbi Contour Global dhe investimin prej 1.5 miliardë në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe e humbi edhe rastin gjyqësor
-Kosova e humbi projektin e gazit Amerikan, një shansë për siguri energjetike afatgjate nga miqtë më të mëdhenj që ka Kosova
– Qeveria e Kosovës humbi besimin e 200 mijë qytetarëve të vet të cilët braktisën Kosovën për jetë më të mirë
– Kosova, për fitore optike dhe tepër afatshkurtra në komunat veriore, humbi besimin dhe përkrahjen e vendeve aleate dhe e cenoj gjithë projektin e përbashkët të Kosovës me aleatët
E gjatë është lista e humbjeve dhe frika se vazhdimi i kësaj qeverisjeje do t’i rrisë dhe rëndojë humbjet e Kosovës.
Me 9 shkurt duhet të ndalet trendi i humbjeve. Ka ardhur koha për ta shndërruar Kosovën në fituese. Ne të gjithë e kemi për obligim të punojmë për një Kosovë fituese:
– Për një Kosovë fituese në aspiratat për anëtarësim direkt në NATO
– Për një Kosovë fituese në zhvillim
– Për një Kosovë fituese në lobim për njohje dhe respekt ndërkombëtar
– Për një Kosovë fituese në dialog dhe në marrëdhënie ndërkombëtare
– Për një Kosovë fituese nga burimet e saj njerëzore dhe natyrore
Kosova nuk duron më humbje. Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me demagogji dhe propagandë. Kosova nuk duron mashtrues që humbjet i quan fitore. Ne duam t’u kthehemi fitoreve. Fitoreve tona, qoftë si individë, qoftë si shoqëri. Për një Kosovë fituese e kemi obligim të gjithë të angazhohemi e punojmë./Arbresh.info
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...