Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pavarësisë

17:05 | 25 Nëntor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, e para e vendit rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të forcuar lidhjet dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit.

“Urime presidentit Chan Santokhi dhe popullit të Surinamit në ditën e tyre të pavarësië. Duke ju uruar prosperitet të qëndrueshëm ndërsa rikonfirmojmë angazhimin tonë për të forcuar lidhjet tona dypalëshe dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme