Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi të arriturat e Kosovës, dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.
Para studentëve, Osmani tha se Kosova nga një vend i djegur deri në hi, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon, e në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.
“Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, tha e para e vendit.
“Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”.
“Në 25 vjet ne jemi bërë një shtet që dikur merrte siguri, tani po jep atë. Jemi kthyer nga një shtet që ishim të shkrumbuar, në një shtet që ka demokracinë më të fortë në rajonin tonë. Kemi popullsinë më të re në Evropë, një nga asetet tona më të shkëlqyera, kemi gjeneratën e re të edukuar, punëtorë të cilët janë gati të kontribuojnë jo vetëm për Kosovën por edhe jashtë saj”, u shpreh Osmani./Arbresh.info/
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...