Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së

13:58 | 25 Nëntor 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Para takimit me Kurti, Gashi është takuar edhe me homologun e tij, Glauk Konjufcën.

Nuk dihet ende se çka është biseduar në këto takime.

Kujtojmë që javën e kaluar, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.

Në këtë mbledhje kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje./Arbresh.info/

Të ngjashme