Në Kuvendin e Serbisë, sot kanë ndodhur tensione dhe përplasje fizike mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, përfshirë edhe disa ministra. Incidentet dhe përleshjet u zhvilluan gjatë një seance ku, ndër të tjera, po diskutohej për buxhetin e vitit 2025.
Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiq në një moment ka ndezur mikrofonin dhe ka thirrur të gjithë deputetët që të kthehen në vendet e tyre. “Ky është një turp për këtë shtëpi,” tha ajo, raporton n1.
Para kësaj, deputetët e opozitës thanë se pushteti i ka “duar të përgjakur”, dhe ngritën një pankartë me imazhin e Aleksandër Vuçiqit, në të cilin duart e tij ishin të lyera me ngjyrë të kuqe.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...