Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në Shqipëri, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi janë takuar këtë të hënë me presidentin Bajram Begaj në kuadër të propozimit të një date për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm.
PS ka propozuar datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të 2025-ës. Lajmi u bë me dije nga vetë Klosi pas takimit me Begajn.
“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi.
Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.
Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet.
Ndërkaq, edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një takim me Begajn në ambientet e Presidencës.
/rtsh.al/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...