Google ADS

Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i besojnë BE-së nuk i kuptoj e as nuk i mirëkuptoj

12:49 | 25 Nëntor 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërisë për Kosovën (AAK), Besnik Tahiri ka komentuar fjalimin e presidentes, Vjosa Osmani në Kuvend.

Tahiri tha se Aleanca nuk ka marrë pjesë në fjalimin e presidentes mirëpo e vlerësoi se ky deklarim është i vonshëm, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se deklaratat për mosbesim ndaj Bashkimit Evropian nuk i kupton e as nuk i mirëkupton.

Tahiri shprehu kritika ndaj Osmanit duke thënë se shumica e investimeve në Kosovë janë nga paratë e taksapaguesve të këtyre shteteve.

“Deklaratat se nuk mund t’i besojnë Bashkimit Evropian unë as nuk i kuptoj e as nuk i mirëkuptoj. As nuk e di qysh mundet një institucion si Presidenca si Presidente e Kosovës me thanë nuk i besoj. Qysh nuk I beson një institucioni që i ke ra në dy gunj e i ke kërku me u anëtarësu, po i kërkon me të ba vend kandidat, po ja lyp 800 milionë euro nga Plani për Rritje, s’jam ka kuptoj. Këtë qasje, këta liderë institucionale duke e përfshi Vjosa Osmanin, Albin Kurtin. Këta me të vërtetë nuk pe din kush janë a çka janë a qysh ka ardhur liria, qysh u ba shteti me kan u ba.”, tha ai.

“Mos i beso Amerikës ky tjetri, Albin Kurti. Se ka shkel kama e tij as Pentagonin as Shtëpinë e Bardhë, as State Deparmentin. Kjo tjetra thotë mos i besoni Bashkimit Evropian që krejt shumicën e investimeve e kemi me paret e taksapaguesve të këtyre shteteve.”, u shpreh ai.

Tahiri tha se kjo është sjellje e papërgjegjshmë./Arbresh.info/

Të ngjashme