Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë tri seanca plenare, duke përfshirë një për raportimin e mandatit katërvjeçar të Qeverisë së Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri para gazetarëve tha se seanca për këtë raportim do të mbahet më 2 dhjetor.
Përkrahje për këtë nismë ka dhënë edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili theksoi se seanca më e rëndësishme do të jetë ajo e 2 dhjetorit, ku do të diskutohet qeverisja e kryeministrit Albin Kurti.
Gashi shtoi se kjo nismë është mbështetur nga LDK-ja dhe se fundi i kësaj legjislature do të përmbyllet me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se kërkesa e opozitës për një seancë më 2 dhjetor është një kërkesë e përsëritur që daton që nga marsi i këtij viti.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se do të mbahen dy seanca të tjera më 5 dhjetor, një në orën 10:00 dhe tjetra në orën 14:00.
“Tri seanca, e para një kërkesë e opozitës gati e vjetëruar, e cila është bërë në muajin mars të këtij viti. Më 2 dhjetor do të mbahet seanca për mandatin e plotë të qeverisjes Kurti. Kurse me 5 dhjetor do të ketë dy seanca njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 14:00”, ka thënë Kusari-Lila.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...