Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon me Rubin Kazanin në elitën e futbollit rus.
Këtë vikend që lamë pas u zhvillua xhiroja e 16-të në Superligën e Rusisë, aty ku Daku ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij.
Reprezentuesi shqiptar shënoi dy gola në takimin që Rubin Kazani e fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Akron.
Për atë paraqitje fantastike, Daku ishte vlerësuar me notën 9.5 nga Sofascore, duke bërë kështu që ai të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi.
Kjo nuk ishte hera e parë për 26-vjeçarin që bëhet pjesë e formacionit më të mirë të javës dhe natyrisht nuk do të jetë as e fundit.
Kujtojmë se në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon me Rubin Kazanin, Daku ka qenë autor i tetë golave të shënuar, teksa ka edhe tri asistime.
Daku kishte marrë ftesë nga Shqipëria për dy ndeshjet e muajit nëntor, aty ku ai pati minuta, por nuk ia doli të gjejë rrjetën./Telegrafi/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...