MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të Sfidave dhe Fondit Demonstrues të LuxAid

08:29 | 25 Nëntor 2024
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për media për të prezantuar thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të Sfidave të LuxAid (LCF) dhe Fondit Demonstrues të LuxAid (LDF).

Sipas njoftimit, konferenca pritet të mbahet në ora 14:00 te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Arbresh.info.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja Rozeta Hajdari.

Pos saj, folës janë edhe Erik Dietz, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë.

Rreth Fondeve LuxAid:

1. LuxAid Challenge Fund (LCF):

• Mbështet ndërmarrjet inovative me ndikim të lartë që adresojnë sfida të zhvillimit.

• Siguron grante deri në 70% të kostove të projektit, me një kufi deri në 120,000 EUR për projekt.

• Ofron gjithashtu mbështetje jo-financiare, duke përfshirë monitorimin dhe matjen e ndikimit.

• Deri në vitin 2026, ky fond synon të mbështesë projekte që promovojnë qasje të reja dhe inovative për zgjidhjen e sfidave shoqërore.

2. LuxAid Demonstration Fund (LDF):

• Përqendrohet në shkallëzimin e zgjidhjeve inovative të provuara në Kosovë, Senegal dhe Ruandë.

• Siguron grante deri në 50% të kostove të projektit, me një kufi deri në 350,000 EUR për projekt.

• Synon të mbështesë projekte që kanë treguar sukses në shkallë më të vogël dhe që mund të përshtaten për ndikim më të madh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme