Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:27 | 25 Nëntor 2024
E.G

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë./atsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme