Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

20:19 | 24 Nëntor 2024
E.H

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së një 25-vjeçari nga Fushkë Kosova derisa po punonte në një objekt ndërtimi në Prizren.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje ndërmarrësve kosovar që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve, përcjell Arbresh.info.

“Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj.

LEXO EDHE:

I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren

Po ashtu, Haradinaj tha se ky rast është një alarm se duhet të rritet përgjegjësia për organet kompetente institucionale.

“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme