Google ADS

Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një 50-vjeçar dërgohet në spital me ambulancë

16:41 | 24 Nëntor 2024
E.H

Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit me thirrjet “Rama ik!”, “Deri kur..!”, edhe brenda sallës ku po zhvillohej takimi me bashkatdhetarët në turin e diasporës, ku ai kërkoi mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.

Nga salla e “Cooper Box Arena” ku u mbajt takimi u nxor me barrelë një shqiptar rreth 50 vjeç. Siç mësohen A2 CNN, 50-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spital.

Djali i tij deklaroi se i ati ka probleme me zemrën, por nuk diti të përgjigjej nëse babi i tij kishte marrë lëndime.

Kujtojmë se kryeministri Rama e nisi fjalimin e tij duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku mbahej takimi duke shtuar se “ndasia e vjetër është drejt fundit.”

Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit “të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme