I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren

16:34 | 24 Nëntor 2024
E.H

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë derisa po punonte në një objekt ndërtimi në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyçi tha se një profilë metali ka rënë nga lartësia dhe ka goditur në kokë viktimën nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi.

Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme