Google ADS

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite

14:21 | 24 Nëntor 2024
E.G

Kryesia e Kuvendit ka planifikuar takim për nesër aty ku në rend dite për diskutim janë mbi 50 pika.

Diskutim në këtë mbledhje të kësaj trupe të kuvendit nga ora 11:00 do të ketë edhe për një seancë të shtyrë qysh nga maji i këtij viti. Gjithashtu si pikë është renditur edhe shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Aty do të vendoset edhe për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të filluar një muaj më parë për debatin parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe për 21 pika të tjera të rendit të ditës, shumica prej tyre projektligje të mbetura nga dy seanca ajo e 31 tetorit dhe e 4 nëntorit.

Ndërkohë, janë 30 pika si propozim për seancën e re disa prej tyre marrëveshje ndërkombëtare.

Gjithashtu aty është renditur edhe Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, i cili kishte dështuar disa herë të votohej në Kuvend.

Ndër të tjera për shqyrtim do të jetë edhe projekt-deklarata për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, e shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar , degradimi i institucioneve të sigurisë, e shumë çështje të tjera.

Të ngjashme