Google ADS

“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

08:38 | 24 Nëntor 2024
E.G

Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e Mallorcas në udhëtim 3-2 te Las Palmas.

Sulmuesi kosovar bëri një gjest jo të hijshëm ndaj kundërshtarit, duke i ngritur gishtin e mesëm dhe më pas u përjashtua me karton të kuq.

Reprezentuesi kosovar njihet si një futbollist shumë korrekt dhe ai menjëherë ka kërkuar falje për gjestin e bërë.

“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime”.

“Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.

Kërkim falja publike e Muriqit është pritur jashtëzakonisht mirë në Spanjë, me sulmuesin kosovar që mori lëvdata pasi pranoi gabimin e bërë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme