Manchester United po synon që të arrijë marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinez që do të përfshinte kalimin e Joshua Zirkzees në anën tjetër, sipas mediumit spanjoll Fichajes.
Gjiganti anglez raportohet se ka për objektiv transferimin e një sulmuesi të ri në 2025 dhe Lautaro është njëri prej opsioneve të tyre.
Sipas Fichajes, United po synon të bëjë një ofertë prej 60 milionë eurosh plus kartonin e Zirkzees dhe Inter thuhet se mund ta konsiderojë që ta pranojë këtë ofertë.
Martinez cilësohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe ka bërë një fillim fantastik të sezonit për ‘Nerazzurrët’ duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar katër asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.
27-vjeçari, kontrata e të cilit nuk skadon edhe për katër sezonet e ardhshme, ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor të 2029, duke e vendosur kështu Interin në një pozitë të fortë për të negociuar me klubet e interesuara për të.
Amorim i cili mori së fundmi drejtimin e Unitedit, nuk pritet që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas zëvendësimit të Erik Ten Hag.
Sipas raportimeve nga Anglia, tekniku portugez do të operojë me një buxhet modest duke përjashtuar kështu mundësinë e ndonjë lëvizje të madhe në janar./Telegrafi/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...