Celta Vigo para tifozëve të saj, në një finish dramatik e ka ndalur Barcelonën duke luajtur baras 2-2, të shtunën mbrëma në kuadër të javës së 14-të në La Ligën spanjolle.
Dueli mes Celta Vigos dhe Barcelona, ka dhënë një superndeshje, me raste të shumta dhe katër gola të shënuara.
Ishin katalonasit që përmes Raphina (15’) dhe Lewandowski (61’), kaluan në epërsi prej 0-2.
Megjithatë, Celta Vigo nuk u dorëzua dhe krejt në finish të kësaj sfidë ia doli që të barazojë rezultatin në 2-2, duke shfrytëzuar largimin e Casado-s me karton të kuq në minutën e 82-të.
Gonzales (84’) ngushtojë epërsinë në 1-2, derisa Alvarez dy minuta më vonë barazoi shifrat në 2-2, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme skuadrës nikoqire.
Barcelona mbetet në krye të tabelës me 36 pikë, shtatë më shumë së Atletico Madrid që është dyta, kurse, Celta Vigo zë vendin renditet e 11-ta me 17 sosh./rtk
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...