Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan

18:53 | 23 Nëntor 2024
R J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Forumin të Sigurisë në Halifax, ka vazhduar traditën e takimeve me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, i përbërë nga senatorë demokratë dhe republikanë.

Në postimin e saj, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e rëndësishëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ajo theksoi se kjo mbështetje ka qenë kyçe për avancimin e stabilitetit në rajon dhe për proceset integruese të Kosovës.

“Në Forumin e Sigurisë në Halifax, vijuam traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme