Një e re shqiptare në Angli, pjesë e grupimit pro-Palestinës e cila u arrestua një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.
Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza, transmeton Klankosova.tv.
Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se më 6 gusht të këtij viti hyri pa leje në ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.
Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.
Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.
Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësaj kompanie protestohet dhe ndërmerren akte të dhunshme.
Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të jetë pro-Palestinës do të paraqitet në Gjykatën Qendrore të Krimeve në Londër Old Baily më 6 dhjetor.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore