Google ADS

Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk

16:42 | 23 Nëntor 2024
R J

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin Kursk të Rusisë, kontrollin e të cilit e pati fituar përmes një inkursioni të befasishëm në gusht, ka thënë një burim brenda ushtrisë ukrainase.

Sipas këtij burimi, Rusia i ka angazhuar rreth 59.000 trupa ushtarake në rajonin e Kurskut prej inkursionit ukrainas, i cili e pati zënë Moskën të papërgatitur pas dy vjetësh e gjysmë të nisjes së luftës në Ukrainë.

“Në fillim kemi pasur kontrollin e 1.376 kilometrave katrorë, tani ky territor është natyrisht më i vogël. Armiku është duke shtuar kundërsulmet”, ka thënë ky burim.

“Tani kontrollojmë diku rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa është e përshtatshme ushtarakisht”.

Ofensiva në Kursk pati shënuar herën e parë – prej Luftës së Dytë Botërore – të nisjes së një pushtimi tokësor në Rusi nga një forcë e huaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme