Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si njeri të devotshëm për pavarësinë e Kosovës

14:38 | 23 Nëntor 2024
E.K

Në përvjetorin e 24-të të vrasjes së Xhemail Mustafës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar atë si një njeri të jashtëzakonshëm, aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ajo ka shkruar se vrasja e Mustafës mbetet një plagë e hapur për popullin e Kosovës dhe se drejtësia duhet të vihet në vend.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!” ka përfunduar Osmani./Arbresh.info

Të ngjashme