Google ADS

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

14:16 | 23 Nëntor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.

Kurti bëri të ditur se tashmë kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.

“Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë. Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID.
Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, shkroi Kurti në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme