Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minimi shkëmbor

14:04 | 23 Nëntor 2024
E.K

Sot do të realizohet minimi i masave shkëmbore në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë- Dollc. Prandaj si shkak i kësaj sot nga ora 15:00 deri në ora 16: 00 do të ndërprehet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës.

“Në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme