Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut

12:29 | 23 Nëntor 2024
E.K

Ushtarët e KFOR-it kanë zhvilluar sot aktivitete patrullimi dhe vëzhgimi në qytetin e Istogut.

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i njofton se këto aktivitete janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme