Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se ka arritur rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër
Në një njoftim zyrtar, KEK-u deklaron se rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar.
“Në periudhën janar-shtator 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 4.03 milionë MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim ka arritur në 4.6 milionë MWh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej rreth 14% krahasuar me vitin paraprak. Po ashtu, edhe prodhimi i qymyrit ka pasur një rritje të ngjashme. Në periudhën janar-shtator 2023, KEK ka eksploatuar 5.1 milionë ton qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksploatuar 5.9 milionë ton, duke treguar po ashtu një rritje të prodhimit prej 15%”, thuhet në njoftim.
Tutje, KEK-u deklaron se një tjetër arritje e rëndësishme është edhe shitja e tepricave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht janë në dispozicion gjatë orëve të natës, kur konsumi vendor është më i ulët. Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-shtator 2023 ishte rreth 242,000 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë shitur 568,000 MWh, duke shënuar një rritje prej 135%, ose rreth 326,000 MWh më shumë se vitin paraprak.
“Kjo performancë e shkëlqyer tregon qartë angazhimin e KEK-ut për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për partnerët e saj afarist dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik në vend”, deklaron Korporata Energjetike.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...